You are here
Home > Futboll Bota > Mund të ndodh si me Shqipërinë/ Trajneri serb paralajmëron Napolin për stadiumin dhe tifozët

Mund të ndodh si me Shqipërinë/ Trajneri serb paralajmëron Napolin për stadiumin dhe tifozët

Në ndeshjet e para të Uefa Champions  League, Napoli udhëton sot drejt shtetit serb për takimin ndaj Crvena Zvezda.  Ndeshja do të luhet në stadiumin Rajko Mitic, ndërsa Hysaj do të zbres sërish në Beograd por jo në të njejtin stadium si në tetorin e vitit 2014. Ndonëse jemi në kushte të ndryshme dhe një lojë mes ekipesh, në Serbi nuk japin siguri për stadiumin dhe sjelljen e tifozëve.

Në një poronocim për mediat vendase, trajneri i Partizanit të Beogradit Zoran Bata Mirkoviç ka paralajmëruar napoletanët për situatat e mundshme që priten të ndodhin.  Mirkoviç i njeh të dyja skuadrat, si Napolin nga periudha kur luajti për dy sezone me Juventusin nën drejtimin e Anchelotit por edhe bashkëkombasit e tij në Serbi, njëkohësisht kundërshtarët e derbit të Beogradit.

“Tuneli i stadiumit të Crvena Zvezda është i gjatë dhe brutal. Tifozët e Zvezdës shpesh dënohen për sjelljen e tyre në tribuna nga UEFA” tha Mirkoviç./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top