You are here
Home > Kombëtarja > Mund të jetë edhe ekipi i madh, ja se kur vjen zyrtarizimi i Mihajt në skuadrën e re

Mund të jetë edhe ekipi i madh, ja se kur vjen zyrtarizimi i Mihajt në skuadrën e re

Mbrojtësi i Shqipërisë, Enea Mihaj, do të bëhet gati për një aventurë të re sa i përket sezonit të ardhshëm. Të paktën kjo bëhet publike nga mediat italiane, të cilat shprehen se mungon vetëm zyrtarizimi, pasi lojtari i Kombëtares e ka mbyllur ciklin me Panetolikosin.

Për momentin janë tre oferta konkrete të cilat kanë mbërritur në tyrezën e klubit grek. Emrat ende nuk bëhen të ditur dhe nuk janë mësuar nga mediat fqinje, por nuk përjashtohet edhe një kalim surprizë për një ekip të madh.

Kjo pasi në merkaton e dimrit do të vinte edhe një interesim nga Benfika për këtë lojtar. Gjithçka pritet të përfundoj brenda kësaj jave për lëvizjen e Mihajt, në mos brenda 24 orëve të ardhshme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top