
Me largimin e De Biazit nga Shqipëria, Pipo Inzaghi ishte një nga pretendetët kryesor për të marrë drejtimin e Shqipërisë. Më parë, legjenda e klubit të Milanit mori drejtimin e skuadrës italiane ku shkroi historinë, pa arritur të lërë gjurmë, përkundrazi, tifozët i kërkuan largimin për të mos “ndotur” figurën e tij.
Megjithatë përballë një emri të tillë të futbollit europian, Shqipëria ishte gjithmonë e hapur për negociata. Në fund FSHF vendosi të merrte në gjirin e saj Panuçin e mesa duket, koha i dha disi të drejtë duke krahasuar alternativat e tjera të mundshme.
Pavarësisht rezultateve të dobëta të marra së fundmi nga Kombëtarja, ndoshta mund të shkonte më keq se kaq. Këtë herë është ish-mbrojtësi i Milanit, Adil Rami që akuzon me fjalë direkte që i adresohen trajnerit Inzaghi dhe që nuk kanë nevojë për më shumë koment:
“Unë dua të bëhem trajner pas disa vitesh. Gjithmonë e kam menduar se ishte e vështirë kjo gjë, por kur pashë që Inzaghi po e bënte këtë gjë, të gjithë mund ta bëjnë këtë. Ai ishte vërtet kastastrofë”, u shpreh Rami për “L’equipe”. /Shqipëria.ch/