You are here
Home > Futboll Bota > Mund të duket qesharake, vendoset e ardhmja e Hysajt dhe blerja e shtëpisë në Milano

Mund të duket qesharake, vendoset e ardhmja e Hysajt dhe blerja e shtëpisë në Milano

Frika më e madhe për Elseid Hysajn u kthye në realitet, pikërisht ashtu siç ndodhi edhe në merkaton e dimrit. Roma, Atletiko Madrid, Juventusi, Manchester Junajtid, Totenhemi, Interi ishin disa prej skuadrave të njohurave që dolën në media se kërkonin mbrojtësin shkodran.

Në fund? Të gjithë këto skuadra u kompletuan me nga një mbrojtës krahu në organikën e tyre, por jo duke zgjedhur lojtarin e Shqipërisë. Mund të duket disi qesharake, por e ardhmja e Elseid Hysajt do të jetë te Napoli, pavarësisht gjithë zhurmës mediatike.

Këtë e ka pranuar vetë menaxheri i shkodranit, Mario Xhuifredi që teksa ndodhej te Fiorentina për një takim pune për një nga klientët e tjerë të tij, mbi rastin e Hysajt tha vetëm një fjalë, e cila do të thotë shumë: “Ka për të qëndruar te Napoli”. Sigurisht që ky ishte vendimi më pak i pritur, në një kohë që pas ndeshjes së Shqipërisë me Moldavinë, komentatori i njohur, Dritan  Shakohoxha u shpreh i sigurt se Hysaj kishte blerë shtëpi në Milano dhe kishte firmosur me Interin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top