You are here
Home > Kombëtarja > MSN(Barça), BBC(Real) dhe…VIP(Willem)/ Shqiptari u rrëmben zemrën, Greqia kapet fort pas tij

MSN(Barça), BBC(Real) dhe…VIP(Willem)/ Shqiptari u rrëmben zemrën, Greqia kapet fort pas tij

Më parë te Barcelona treshja e rrezikshme e sulmit quhej MVP(Mesi, Villa, Pedro),për të kaluar në MSN (Mesi, Suarez, Nejmar). Gjithashtu edhe Reali i Madridit e kishte etiketimin e tij për sulmin, saktësisht si BBC (Bale, Benzema, Cristiano).

Tashmë në Holandë e kanë gjetur etiketimin edhe për sulmin e Willem II, që gjatë këtij sezoni është duke shpërthyer. “VIP”, kështu quhet treshja e sulmuesve e përbërë nga Mario Vurshaj, Alexandar Isak dhe Vangjelis Pavlidis.

Të gjithë këta futbollistë janë duke bërë diferencën në Holandë, shpeshherë duke shënuar edhe një “lumë golash”. Ashtu si edhe në ndeshjen e fundit, atje ku Willem II fitoi me rezultatin 3-4 në transfertë.

Ndërkohë të shumta janë artikujt të bëra nga ana e mediave greke për Vrushajn gjatë kohëve të fundit, për t’u kapur fort pas këtij lojtari, duke parë ende mundësinë që ekziston që ky futbollist t’i bashkohet Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top