You are here
Home > Futboll Bota > Mrekullitë ndodhin rrallë dhe “magjistarja” serbe nuk bën punë, Kosova luan pa kapitenin

Mrekullitë ndodhin rrallë dhe “magjistarja” serbe nuk bën punë, Kosova luan pa kapitenin

Duket se situata tek mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, nuk është edhe aq pozitive. Shkak për këtë gjë është bërë një lëndim që pësoi lojtari me skuadrën e tij të Lacios, teksa për afro një muaj nuk ka qënë i pranishëm në stërvitje. Ajo që duhet theksuar është fakti se as “magjistarja” serbe Marijana nuk e ka rikuperuar në kohë Berishën, megjithëse njihet gjërësisht në botën e futbollit mbi rekordet e saj në shërimin e lojtarëve.

Për shkak të këtij lëndimi gjendja fizike e tij mund të jetë jashtë pritshmërive dhe për pasojë do të mungojë në sfidën që kanë dardanasit kundër Bullgarisë për eleminatoret e Europianit, por pa harruar edhe miqësoren me Danimarkën.

Nga krahu tjetër ende nuk është parë gjëndja fizike e Hekuran Kyreziut, teksa pritet që ditën e nesërme të ketë edhe një konfirmim zyrtar, për të parë nëse do të jetë në gjëndje t’i bashkohet grupit të Shaland./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top