
Sa e sa raste kemi dëgjuar, kur në vendin tonë fqinj, Greqinë, thjeshtë fakti i të qënit shqiptar mjafton për të shkatërruar një karrierë. E kanë bërë shumë herë këtë gjë, ndërsa provat për ta mbështetur janë të shumta.
Por mrekullitë ndodhin, atëherë kur nuk pritet dhe është gjëja e fundit që kalohet ndërmend. Ashtu si në rastin konkret të lavdërimit të Migjen Bashës. Për herë të parë në mediat greke, një shqiptar nuk trajtohet si një vrasës, grabitës, terrorist dhe gjithçka tjetër që simbolizon njeriun e keq.
Në takimin e fundit që Migjen Basha ka zhvilluar me Arisin, një djalosh i vogël që mblidhte topat, ka kërkuar edhe tutat sportive që mbante veshur futbollisti shqiptar. Pa e vrarë mendjen aspak, Basha i ka hequr ato, vetëm për t’ia dhuruar djaloshit në fjalë e për ta bërë atë të ndihet i lumtur.
Artikujt lavdërues për veprimin e bërë, e kanë nxjerrë mesfushorin tonë si një model në Greqi. Keni ende dyshime për fuqinë e futbollit? Një shqiptar, model, nga mediat greke… /Shqiperia.ch/