Në “Hampden Park” kuqezinjtë kanë ulur kokat përballë ishullorëve. 2-0 dhe një lojë aspak kreative në të dyja pjesët. Panuçi paralajmëroi fitore me bindje por edhe barazimi ishte majft larg, në krahasim me lojën dhe presionin skocez. Në mbrojtje asgjë ndryshe nga hera e kaluar në “Elbasan Arena”. Depërtimi i sulmit kundërshtar ishte i pashmangshëm duke lejuar hapsira të mëdha. Goli i parë mjaft i dyshimt për një pozicion jashtë loje. Mbrojtja nuk jep siguri, aq më tepër që erdhi edhe fal në autogoli nga Gjimshiti.
Prenga i vetëm s’mund të bënte më tepër. Nga krahët Binaku nuk pati të njejtin ritëm, ndoshta kundërshtari ishte më i shpejtë se grinta e djaloshit kuqezi. Kapiteni Hysaj? Pak, duke parë kualitetin e lartë që shkodrani ka. Nga ana e tij Strakosha i pafat në një mbrëmje ku katërkëndshi i tij u sulmua masivisht dhe me një mbrojtje që nuk ishte aty për ta ndihmuar. Një dalje e nxituar e tij bëri që të pësojmë të dytin. Gjithsesi loja e skocezëve ishte shumë lart tonës.
Mesfusha ishte vetmi repart që mund të mbante me shpresë por “molla e kalbur” qendonte diku më sipër, sulmi. Balaj i vetëm nuk kishte justifikime. Pak topa pati në dispozicion por iu krijuan raste të pastërta që me pak taktik mund të përfundonin lehtësisht në rrjetë. Shqipëria vuajti. Loja nuk foli për të, rezultati aq më tepër. Nëse gabimet e mbrëmjes së sotme do të rregullohen në vazhdim, Shqipëria mund të shpresojë për një rezultat pozitiv në “Elbasan Arena”./Shqipëria.ch/