You are here
Home > Kombëtarja > Motiv tjetër që të shkëlqej, sa shumë skautë për të ndjekur Vedat Muriqin

Motiv tjetër që të shkëlqej, sa shumë skautë për të ndjekur Vedat Muriqin

Vedat Muriqi do të rikthehet sërish në fushën e lojës për t’u përballur me Malin e Zi mbrëmjen e sotme në një ndeshje që do të vlejë shumë për sa i përket ëndrrës së krijuar te përfaqësuesja e Kosovës për të shkuar në Euro 2020.

Por sulmuesi shqiptar do të ketë një motiv më shumë për të shënuar këtë herë, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jenë të pranishëm vëzhgues nga ekipe të mëdha europiane. Media turke “Aksam” bën të ditur se Tottenhem, Atletico Madrid dhe Lazzio do të ndjekin nga afër paraqitjen që Muriqi do të bëjë në fushën e lojës.

Ndërkohë, Atletico Madrid dhe Tottenhem kanë disa kohë që e kanë vënë në radarët e tyre lojtarin e dardanëve dhe me sa duket e kanë seriozisht afrimin e shtatlartit në organikën e tyre, pasi ende nuk kanë hequr dorë prej tij.

Por përpos gjithë këtij interesimi Muriqi ka deklaruar se vazhdon të shohë mangësi te vetja, prandaj kërkon të qendrojë në Turqi me Fenerbahçen, në mënyrë që kur të bëjë kalimin e madh në karrierë të jetë në formën e tij më të mirë. Gjithsesi bota e futbollit e ka treguar shpesh se kurrë nuk duhet thënë kurrë dhe se çdo gjë mund të ndodhë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top