You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mos u shqetësoni tifozë! Është data 14 tetor, Shqipëria nuk mund të humbasë ndaj Izraelit

Mos u shqetësoni tifozë! Është data 14 tetor, Shqipëria nuk mund të humbasë ndaj Izraelit

Shqipëria do të ndeshet në ditën e sotme përballë Izraelit, në një ndeshje e cila vlen për formatin e ri, Ligën e Kombeve.

Atëherë, prisni pak…Data është 14 tetor apo jo? E si mund të mendoni se Shqipëria humbet në një datë të tillë? Jo jo, harrojeni! Kjo është data jonë dhe kjo është data që ne e kemi shkruar në histori. Përpara disa vitesh, në datën 14 tetor do të ishte nata e paharruar e Beogradit.

Në këtë datë, një flamur i Shqipërisë dhe me ngjyrat kuqezi do të fluturonte mbi stadiumin e Beogradit, ndërsa luanët shqiptarë në fushën e lojës, do të bënin gjithçka që ai të fluturonte i qetë në ajër. E në momentin që zbret në tokë, të ishte në duart e sigurta. U kujdesën shumë për këtë gjë, u përleshën shumë për këtë gjë dhe në fund ia arritën.

Tashmë jemi në 14 tetor të vitit 2018, kuqezinjtë e kanë bërë pronë të tyren këtë datë në histori, kurrsesi nuk mund të humbasim ndaj Izraelit. Harrojeni! /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top