You are here
Home > Boks > Mos u krenoni me Khabib! Shqipëria e ka shqiponjën e saj në MMA, quhet Adrian Hadribeaj

Mos u krenoni me Khabib! Shqipëria e ka shqiponjën e saj në MMA, quhet Adrian Hadribeaj

“Shqiponja” është emërtimi i të njohurit Khabib, që mposhti McGregorin në duelin e zhvilluar dhe u komentua gjerësisht në gjithë botën dhe “shqiponja” quhet një tjetër luftëtar i MMA-së, Adrian Hadribeaj. Ndryshimi? Në rastin e fundit flasim për një “luftëtar” shqiptar, ne duhet të krenohemi me këtë të fundit.

Hadribeaj është një ata sportistë që nuk bën asnjë pakt tjetër, përveç atij me fitoren. Vetë karriera e tij e tregon më së miri se për çfarë flasim, pasi në 10 duelet e zhvillura, shqiptari ka arritur të fitojë 9 prej tyre. Fillimisht mund të duket si një rekord jo edhe aq mbreslenës, por jemi duke folur për ndeshjet në MMA që janë të një niveli të lartë.

Aftësitë e “shqiponjës shqiptare” më të mira janë ato në karate dhe jiu-jitsu. Kjo e fundit, megjithëse e padëgjuar është një teknikë që përdorët për t’u mbrojtur ose për të dorëzuar kundërshtarin pasi të ka hedhur në tokë. Ajo që duhet të themi nisur edhe nga vlerësimi në syrin e profesionistëve të huaj, është fakti që Hadribeaj është një prej lufëtëtarëve shqiptarë më të mirë në këtë arenë dyluftimi, për të mos thënë më i miri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top