Dikur do të vinin në Shqipëri për të krijuar një atmosferë aspak positive dhe për të marrë 3 pikë, ndoshta të pamerituara, pasi në ato kushte, vetëm futboll që nuk mund të luhej.
Ndeshja e dytë e tregoi më së miri, teksa kuqezinjtë e De Biazit arritën të fitonin pa shumë problem, me të njëjtin rezultat me të cilin humbën në ndeshjen e parë, 0-3, duke përmbushur “hakmarrjen”.
Megjithatë kjo histori i përket së shkuarës dhe një kapitull i ri është hapur, ai i Ligës së Kombeve. Një situatë aspak pozitive në kampin kundërshtar përpara takimit me Shqipërinë, ndërsa dëmtimet e shumta e kanë çuar situatën deri në atë pikë, aqsa të anulohet edhe një nga seancat e stërvitjes të programuara në ditën e djeshme.
Mbrojtësi Tzedek ka pësuar një dëmtim në gju, duke lënë seancën stërvitore, ndërsa edhe portieri Ariel Harush ka pësuar një dëmtim serioz. Vendimi i trajnerit të Izraelit ishte i menjëhershëm për të anuluar stërvitjen, për të mos e rënduar më tepër situatën. /Shqipëria.ch/