You are here
Home > Kombëtarja > Mos më quani tradhtar! “Zgjodha Shqipërinë, por do të doja Zvicrën”, sinqeriteti i tepruar i Brahimit

Mos më quani tradhtar! “Zgjodha Shqipërinë, por do të doja Zvicrën”, sinqeriteti i tepruar i Brahimit

Një realitet i treguar nga ana e Mërgim Brahimit, sa i përket futbollistëve me origjinë shqiptare të cilët luajnë në Zvicër.  Megjithëse pjesa e mbetur e historisë ishte e gjitha komike, pasi mesfushori 26-vjeçar do të largohej nga kuqezinjtë me pretendimin se nuk e fliste mirë gjuhën shqipe. Por tema për t’u diskutuar dhe e cila prek një realitet, janë fjalët e Brahimit për “Sporti shqiptar”, në kohën kur zgjidhte përfaqësimin e Shqipërisë.

“Po të më kishte thirrur Zvicra më parë se Shqipëria, sigurisht që do ta kisha pranuar ftesën. Sepse është mirë të zhvillosh ndeshje ndërkombëtare për të treguar sesa vlen. Besoj se askush nuk do ta kishte refuzuar një ftesë të tillë, për të luajtur me përfaqësuesen e një vendi.

Nuk mund të konsiderohesha si tradhtar. Nëse Zvicra do të më kishte ftuar përpara Shqipërisë, s’do ta kisha tradhtuar vendin tim. Është gjë tjetër nëse do ta kisha mohuar ftesën e Shqipërisë dhe më pas të pranoja ftesën e Zvicrës. Çdo futbollist ndjek rrugën më të drejtë për karrierën e tij.

Zemra më thotë se kam bërë mirë që zgjodha Shqipërinë, kurse në aspektin profesional ndoshta Zvicra do të më ofronte më shumë. Të jemi realistë, Zvicra të jep mundësinë të luash kundër skuadrave me emër, pra është “vitrinë” më e mirë se Shqipëria. Por unë tashmë e kam bërë zgjedhjen time dhe s’jam penduar”, shprehej Brahimi, futbollist i cili tashmë është pa ekip. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top