E kuqja tërbon demin, por tërbon edhe fqinjët tanë. Kjo është parë gjerësisht sa herë kombi ynë përfaqësohet nga ngjyrat kuq e zi në arenat ndërkombëtare. Flasim për futboll por stadiumet përdorën si arena boksi për të shfryrë në kore rraciste. Dhe si përherë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe dje në Gjermani. Bajerni priti në “Alianz Arena” verdhëezinjtë e AEK-ut.
Në një ndeshje ku skuadra gjermane e niste ndeshjen në avantazh vetëm prej formacionit, nuk priteshin surpriza. Madje për të qenë sa më të qetë në lojën e tyre skuadra greke ka shmangur çdo ndërhyrje e jashtme. Por tifozët miq nuk kanë qenë aq të qetë. Në çdo ndeshje të Bajernit një grup tifozësh shqiptar qendrojnë pas portës së njerës anë të fushës, duke u prezantuar edhe me nje flamur të kombit tonë.
Sipas mesazheve të mbërritura në redaksinë e “Shqipëria.ch”, tifogrupi shqiptar i drejtuar nga udhëheqësi i “Dardanëve” në Gjermani, ka pasur një përplasje në mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është vënë re nga përfaqësuesit e skuadrës greke, është kërkuar heqja e flamurit shqiptar nga stadiumi dhe sektori ku ai qëndronte. Me gjithë insistimin e vazhdueshëm, flamuri shqiptar nuk është prekur dhe ka qendruar për 45’ minuta prapa shpatullave të Manuel Nojer dhe 45’ të tjera prapa portierit grek. /Shqiperia.ch/