
Dino Sula është rikthyer në nivelet më të larta pas një dëmtimi të gjatë të kaluar dhe tashmë luan me ekipin e elitës belge, Ëasland-Beveren. Këta të fundit kanë fituar me rezultatin 0-2 ndaj Leuvenit, në një ndeshje që u zhvillua me dyer të mbyllura.
Goli i dytë u realizua nga sulmuesi shqiptar, që tashmë mbron fanellën e Shqipërisë U-21 dhe që la Kombëtaren e Belgjikës. Me staturën e Bekim Balajt, Dino Sula nuk duhet harruar dhe është një futbollist për t’u marrë shumë në konsideratë nga stafi i Kombëtares për të ardhmen. Ekipi ku u formua Sula është pikërisht Leuveni, të cilës i shënoi në ditën e sotme. /Shqiperia.ch/