You are here
Home > Futboll Bota > Mos e harroni “boksierin”! Vetëm 7 minuta nga Bunjaku, Flamur Kastrati e meriton ftesën

Mos e harroni “boksierin”! Vetëm 7 minuta nga Bunjaku, Flamur Kastrati e meriton ftesën

Flamur Kastrati është një futbollist për t’u marrë në konsideratë nga ana e Kosovës. Sulmuesi i cili luan me Kristiansundin, vazhdon të shkëlqej në fushën e lojës, duke qënë vendimtar me prezencën e tij.

Një tjetër karakteristikë e Kastratit, është padyshim edhe mënyra sesi ai luan. Asnjëherë nuk zgjedh të dorëzohet, por gjithmonë i gatshëm për t’u ndeshur me kundërshtarët, shpeshherë edhe duke dalë përtej normave të lejuara.

Një luftëtar dhe boksier quhet nga shokët e skuadrës, pasi ka karakter të fortë dhe vullnet të hekurt. Dje Kristiasundi ka fituar me rezultatin 5-2 ndaj Lillestromit, atje ku një gol dhe dy asist erdhën nga Kastrati. Ndërkohë që dy javë më parë ky futbollist do i trembte të gjithë, pasi humbi ndjenjat në një dyluftim në fushë në përballjen ndaj Stabaek.

Mjekët u shprehën se do të mungonte për katër javë, por duke harruar që bëhej fjalë për Kastratin. Më parë ai ka luajtur edhe dy takime me Kosovën, përveç atyre në moshat e Norvegjisë, ndërsa vetëm 7 minuta janë në takimet zyrtare që në kohën e Bunjakut. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top