You are here
Home > Futboll Bota > Mos e hap telefonin, është Shqipëria! “Talenti i madh” i Milanit, Sinanin nuk e duan në Serinë C

Mos e hap telefonin, është Shqipëria! “Talenti i madh” i Milanit, Sinanin nuk e duan në Serinë C

“Në rastin e Sinanit dhe Zhegrovës, nuk mund të flitet më tepër. Ata na premtuan se do të vinin dhe në fund nuk më hapën as telefonin”, kështu u shpreh trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi sa i përket sjelljes së dy lojtarëve në fjalë shumë kohë më parë.

Ismet Sinani gjatë kohës që luante me të rinjtë e Milanit do të merrte një jehonë të madhe. Një realizim me fanellën e kuqezinjve mjaftonte për të bërë zhurmën mediatike, megjithëse edhe tek të rinjtë ky lojtar nuk preferohej si titullar. Gjithashtu edhe një grumbullim me ekipin e parë të Milanit tërhoqi jo pak vëmendje kundrejt këtij lojtari.

Do të ishte vetë sulmuesi shqiptar që do të merrte gjithmonë rolin e protagonistit në mediat shqiptare, teksa do të shprehej: “Unë jam zgjedhja e vetë Galianit, ai bëri gjithçka për të më marrë mua në skuadër”. Nuk kaloi shumë kohë, ndërsa Milani e huazoi futbollistin 19-vjeçar në Serinë C me Juve Stabian. Këta të fundit ndodhen në vendin e parë dhe janë pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Serinë B, por Sinani nuk është në llogaritë e tyre.

“Stabiachannel” shprehet se i riu i Milanit ka zhgënjyer dhe duhet të bëj shumë më tepër, ndërsa ka luajtur vetëm 2 takime deri tani në kampionat. Kjo është historia e një lojtari me potencial, që është ende në kohë, por mënyra e sjelljes dhe karakteri i futbollistit, ndikon jo pak edhe në karrierën futbollistike. Në këtë situatë, familjarët e Sinanit duhet të kuptojnë se diçka duhet të ndryshojë te i biri i tyre, sa është ende në kohë. Gjithsesi futbollisti i Milanit duhet të ndihet i lumtur dhe i qetë, pasi asnjë thirrje e humbur nuk do të lexohet më në telefonin e tij nga Shqipëria. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top