You are here
Home > Futboll Bota > Mos e dëgjo shokun e skuadrës! Strakosha e pëson për faj të mesfushorit të Lacios (VIDEO)

Mos e dëgjo shokun e skuadrës! Strakosha e pëson për faj të mesfushorit të Lacios (VIDEO)

Lacio e ka lënë pas krahëve disi krizën e kohëve të fundit, teksa ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Kajlarit. Një takim ky ku lacialët kanë dominuar në çdo sektor të fushës, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit për të shpresuar te një surprizë e mundshme.

Madje, i vetmi gol i realizuar nga ana e Kajlarit është shënuar nga pika e bardhë, në minutën e 92 të takimit. Joao Pedro e ka dërguar topin në rrjetë, duke mposhtuar Strakoshën, falë ndihmës së madhe që i erdhi nga Lukas Leiva.

Mesfushori i Lacios me dëshirën për të ndihmuar portierin shqiptar, ka bërë të kundërtën. Ai i ka treguar krahun ku supozohej të dërgohej topi nga pika e bardhë, por duke qenë tërësisht krahu i gabuar. Strakosha ka zgjedhur të mbroj pikërisht krahun ku Leiva tregoi se do të ekzekutohej ajo penallti, ndërsa në fund është një episod që kalohet lehtësisht pasi Lacio kishte shënuar tre herë më parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top