You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mori topin nga mesfusha dhe e shigjetoi në portë, goli i Kolollit shpallet më i bukuri në Zvicër

Mori topin nga mesfusha dhe e shigjetoi në portë, goli i Kolollit shpallet më i bukuri në Zvicër

Shkëlqimi i Kolollit vazhdon në Zvicër, ndërsa çmimet që merr futbollisti shqiptar nuk kanë sesi të ndalen për të. Këtë herë lojtari dardanas është shpallur si lojtar që ka shënuar golin më të bukur në raundin e dytë të Kupës së Zvicrës.

Faktikisht flitet për një kryevepër të Kolollit, që pasi ka marrë topin në mesfushë, ka shigjetuar portën kundërshtare me një goditje perfekte nga rreth 24 metra. Portieri nuk mund të bënte asgjë, për vetë shpejtësinë që kishte marrë topi, për t’u ndalur në rrjetë.

Vendimi ka ardhur nga ana e tifozëve, që e kanë shpallur golin e Kolollit si më të bukurin për raundin e dytë të Kupës, atje ku Zurich fitoi me rezultatin 4-2 ndaj Bernese. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top