Nëse do të flisnim për fituesin e Botërorit të Rusisë, atëherë do të kishte disa persona që do të mendoheshin paksa më gjatë për ta gjetur atë, por nëse do të flisnim për historinë e publikuar gjatë asaj kohe për Heung-Min Son, atëherë askush nuk do të kishte dyshime.
Ylli i Totenhemi morri një vëmendje të madhe, pasi pas eliminimit nga Botërori, rrezikonte seriozisht që të largohej nga “Premier League”, për të kryer shërbimin ushtarak. Ky është një ligj i patjetërsueshëm në Korenë e Jugut, por që e ka një përjashtim.
Nëse një sportist kthehet me medalje të artë, atëherë ai mund ta shmang ushtrinë. Heung-Min Son ka përfituar nga kjo mundësi, teksa ka marrë medaljen e artë në Lojrat Aziatike, atje ku Koreja e Jugut ka mundur me rezultatin 2-1 Japoninë në finale. /Shqipëria.ch/