You are here
Home > Kombëtarja > Mori gjithë vëmendjen e Italisë dhe Shqipërisë, Vrioni “ngroh stolin” te Vicenza

Mori gjithë vëmendjen e Italisë dhe Shqipërisë, Vrioni “ngroh stolin” te Vicenza

Xhakomo Vrioni ishte një nga emrat më të dëgjuar të futbollistëve shqiptarë në Itali kohët e fundit. Goli që sulmuesi shqiptar u shënoi në minutat e fundit në takimin ndaj Italisë U-21, nuk mund të kalonte pa u pasqyruar gjerësisht nga mediat italiane.

E teksa e gjithë vëmendja ishte tek futbollisti 19-vjeçar, për të parë sesi do të luante në ekipin e tij, trajneri i Veneciaz e ka mbajtur në stol gjatë gjithë takimit. Asnjë minutë nuk kishte për Vrionin, ndërsa ekipi i tij u mund me rezultatin 2-3 në shtëpi ndaj Beneventos.

Futbollisti shqiptar në intervistat e dhëna ditët e fundit, është shprehur se dëshironte shumë që të luante në këtë takim dhe të linte gjurmë në të, por kjo nuk ishte e mundur. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top