Futbolli skocez është njohur prej shumë kohësh si një nga kampionatet më të luftuara në fushën e lojës. Kjo sjellë shpeshherë edhe përplasje mes lojtarëve, të cilët e përfundojnë takimin shumë më herët se 90 minutat e parashikuara.
Te Rangersi është një rast i veçantë ai i sulmuesit Morelo. Në takimin e fituar dje nga Aberdenit, futbollisti në fjalë ka shënuar dy gola dhe ka dalë nga fusha e lojës, pas një veprimi antisportiv të bërë në fushë. Kjo ishte hera e 4 që Morelos ndëshkohet me të kuq brenda këtij sezoni, madje 3 herë e njëjta gjë ka ndodhur në përplasjet me Aberdinin.
Shifra të frikshme këto për një lojtar si Morelos, që ka marrë aq të kuq në një sezon të vetëm(4), sa trajneri i tij te Rangersi, legjenda Gerrard ka marrë në 710 ndeshje me Liverpulin. Ky është një tregues i qartë edhe për Eros Grezdën, sa i përket futbollit që ndodhet në Skoci apo edhe vështirësisë që ai ka në përshtatjen me ambientin e ri. /Shqiperia.ch/