You are here
Home > Futboll Bota > Morata rrëfen vuajtjet e një futbollisti: Duhet të tregosh lumturinë e rreme, kur je i trishtuar

Morata rrëfen vuajtjet e një futbollisti: Duhet të tregosh lumturinë e rreme, kur je i trishtuar

Përpara se të jenë njerëz të suksesshëm në jetë dhe ndër personat më të njohur në botë, fillimisht janë thjeshtë…njerëz!

Pavarësisht se sa perfekte mund të duket jeta e një futbollisti të njohur, problemet dhe luhatjet e rrugëtimit të jetës, nuk i shpëton dot askush. Këtë e ka pohuar edhe sulmuesi i Çelsit, Alvaro Morata. Në një intervistë dhënë së fundmi për “El Mundo”, Morata tregon se rrjetet sociale po ndikojnë ndjeshëm tek futbollistët, ndërsa këta të fundit duhet të dalin gjithmonë të buzëqeshur edhe atëherë kur janë të trishtuar.

“Nuk është jeta perfekte ajo e jona. Rrjetet sociale dhe Instagrami pastaj, duhet të dalësh gjithmonë i qeshur për t’i treguar lumturinë të tjerëve, atë të rremen, kur ti në fakt je shumë i trishtuar. Në shumë momente e gjen veten të shoqëruar nga telefonat e disa njerëzve, që kërkojnë foto me ty. Ne kemi të njëjta probleme, si ato të njerëzve të zakonshëm, ndoshta edhe sepse nuk arrijmë të menaxhojmë në mënyrën e duhur famën dhe paratë”, u shpreh Morata. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top