You are here
Home > Futboll Bota > Momenti që keni humbur në “Champions League”, Zvezda u kualifikua nga magjia afrikane

Momenti që keni humbur në “Champions League”, Zvezda u kualifikua nga magjia afrikane

Në ditën e djeshme kishte shumë spektakël në takimet që u zhvilluan në turin e tretë kualifikues të ‘’Champions League’’. Por takimi më dramatik u zhvillua mes Kopenhagenit dhe Crevena Zvezdës.

Këta të fundit do të kualifikoheshin më tej pas ekzekutimit të 11 penalltive nga secila skuadër. Momenti kur u ndalën të gjitha kamerat, ishte ajo që ndodhi para nisjes së ruletës ruse. Lojtari nga Gana, Richmond Boaci, ka praktikuar një ritual magjie te portieri i ekipit serb.

E gjitha kjo rezultoi efektive, pasi për vetë mënyrën sesi erdhi kualifikimi, ishte diçka e pazakontë. Flitet për magjinë ‘Voodoo’’ që në Afrikë besohet aq shumë në efektin e saj, aqsa konsiderohet edhe si vdekjeprurëse shpeshherë. Ajo ka në thelb besimin në forcat e padukshme, shpirtrat dhe që kthehen në një ndihmë të madhe kur e kërkon prej tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top