
Në ditën e djeshme kishte shumë spektakël në takimet që u zhvilluan në turin e tretë kualifikues të ‘’Champions League’’. Por takimi më dramatik u zhvillua mes Kopenhagenit dhe Crevena Zvezdës.
Këta të fundit do të kualifikoheshin më tej pas ekzekutimit të 11 penalltive nga secila skuadër. Momenti kur u ndalën të gjitha kamerat, ishte ajo që ndodhi para nisjes së ruletës ruse. Lojtari nga Gana, Richmond Boaci, ka praktikuar një ritual magjie te portieri i ekipit serb.
E gjitha kjo rezultoi efektive, pasi për vetë mënyrën sesi erdhi kualifikimi, ishte diçka e pazakontë. Flitet për magjinë ‘Voodoo’’ që në Afrikë besohet aq shumë në efektin e saj, aqsa konsiderohet edhe si vdekjeprurëse shpeshherë. Ajo ka në thelb besimin në forcat e padukshme, shpirtrat dhe që kthehen në një ndihmë të madhe kur e kërkon prej tyre. /Shqiperia.ch/