
Një moment i trishtë ka mbërthyer futbollin shqiptar, teksa ish-futbollisti i Kombëtares, Vasillaq Zëri ka ndërruar jetë. Përballë një sëmundje të rëndë, nuk arriti të fitonte betejën më të rëndësishme.
Zëri lë mbrapa shumë kujtime dhe arritje, që e bën një figurë të tillë të jetojë edhe përtej vdekjes. Mjafton të përmendim faktin që është vlerësuar si “Nderi i futbollit shqiptar”, për të kuptuar veprat e tij gjatë viteve të mëparshme.
Gjithashtu njihet edhe si fubollisti që ka lënë më shumë gjurmë në futbollin tonë gjatë viteve 70-80, pasi ka qenë një sulmues kalibri në kohën e tij. Mbresa të mëdha ka lënë në Kupat e Europës ndaj Ajaksit, Aberdenit dhe Carl Zeiss Jena. /Shqiperia.ch/