
Nëse keni dyshime, shuajini ato, përpara se të jetë shumë vonë. Nëse mendoni se futbolli ndiqet vetëm nga disa djemë të rinjë, që nuk kanë sesa ta “vrasin” kohën e tyre, largohini këto mendime, përpara se të jetë vonë.
Nëse kërkoni një fakt të mjaftueshëm për të vepruar në këtë mënyrë, sesi ne ua parashtruam çështjen, vjen një moment i vetëm nga takimi mes Partizanit dhe Flamurtarit. Një çift të moshuarish, janë fotografuar në stadium, duke parë me vëmendje takimin më nga afër.
Atëherë? Si mund të ketë moshë një dashuri e tillë? Si mund t’ju shkojë ndërmend se kjo lojë kaq e mrekullueshme, është vetëm një biznes, një lojë fëmijësh apo gjithçka tjetër, përpara se të jetë vetë jeta? Kjo foto vlen shumë, ndërsa për gjithë tifozët e futbollit është një moment reflektimi. Me duart e vëna në fytyrë e duke menduar, të gjithë mendojnë një dëshirë me veten e tyre në këto momente, disa duke e shprehur e të tjerë jo: “Sikur të isha edhe unë kështu në moshën e thyer”. /Shqipëria.ch/