
Momenti më i bukur i mbrëmjes së sotme, ishte ai që gjen si protagonist, mesfushorin portugez, Renato Sançes. Ky i fundit arriti të shënojë golin e dytë për skuadrën e tij të Bayernit të Mynihut. Një gol tepër u bukur dhe shumë i veçantë për mesfushorin portugez të bavarezve.
I gjithë aksioni ishte i krijuar nga Sançez, pasi rrëmben një top në gjysmëfushën e tij, duke kryer një sprint prej 30 metrash. Ajo që bëri përshtypje më shumë ishte se lojtari i Bajernit, arriti ti shënonte shqiponjave të Benfikës, ekipit ku ai është formuar si lojtarë edhe që i dha mundësin të afirmohej në futbollin europian.
Pas shënimit të golit, Sançez nuk festoi dhe i kërkoi falje tifozerisë së Benfikës për golin që i shënoi ekipit të tij. Në të njëjtin moment, ai u duartrokit nga tifozët e Lisbonës, duke dhuruar një skenë shumë të bukur për t’u parë nga të gjithë sportdashësit. Futbolli bashkon, ai nuk ndan! /Shqipëria.ch/
Renato Sanches started the move brilliantly and finished it!pic.twitter.com/Rh9O8dzfnf
— Bayern & Die Mannschaft (@eMiaSanMia) 19 September 2018