
Flamur Gashi është një nga portierët më premtues në kampionatin kosovar, “Ipko Superliga. Sipas “Gazetës Sheshi”, Gashi po testohet në turqi, pikërisht tek skuadra e Gallatasarait.
Skuadra turke ka shfaqur interes për portierin shqiptar, ku sipas gjasave do të jetë një afrim i mundshëm i janarit. Gashi është vetëm 18 vjeç dhe po tregon një formë mjaftë të mirë në ato sfida që ka luajtur. Flamuri është pjesë e Ilirisë së Prizrenit, ku me këta të fundit ka luajtur plot 7 përballje më këtë sezon dhe ka pësuar vetëm 3 gola.
Ai gjithashtu është pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës, ku këtë edicion pritet të marrë vendin e titullarit tek të rinjtë dardanas. Tashmë duket se kjo periudhë për portierin 18-vjeçar, është një fazë testuese ku do të bëjë të pamundurën që të kalojë provën, për të qënë pjesë gjigandëve turk të Galatasarayt. /Shqiperia.ch/