
Valon Berisha ka lënë pas dëmtimin serioz që pësoi dhe që e la për shumë gjatë jashtë fushës së blertë. Më herët ishte raportuar se lojtari i Kosovës e kishte nisur vrapimin normal dhe ishte gati që të niste stërvitjen e plotë me grupin.
Por në mënyrë disi surprizuese, trajneri Inzagi e ka hedhur që në përballjen e sotme në fushë, atje ku Lacio fitoi me rezultatin 4-2 ndaj Paderbornit në transfertë. Berisha u fut në fushë në minutën e 81, atje ku i ka marrë vendin mesfushorit serb, Milinkovic-Saviç. /Shqiperia.ch/