You are here
Home > Kombëtarja > Moment krenarie! Guardiola mund t’i besojë vendin e titullarit portierit shqiptar

Moment krenarie! Guardiola mund t’i besojë vendin e titullarit portierit shqiptar

Një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, teksa shumë prej futbollistëve të lindur në trevat tona, janë duke përfaqësuar ekipet elitare në Europë.

Njëri prej tyre është edhe portieri 19-vjeçar, Arijanet Muriqi. Duke filluar që nga ky moment, ai do të jetë zgjedhja e parë për zëvendësimin e Ederson. Kjo për shkak të dëmtimit që ka pësuar Klaudio Bravo, ndërsa mundësia duhet të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë nga ana e Muriqit.

Tashmë shanset që Muriqi të luajë me ekipin e parë të Mançester Sitit janë rritur ndjeshëm, duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe kundërshtarin që kampionët e Anglisë do të kenë përballë. Portieri i talentuar e ka bërë zgjedhjen e tij vetëm përpara pak kohësh, duke pranuar të përfaqësoj Kosovën. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top