You are here
Home > Kombëtarja > “Mollë sherri” mes Shqipërisë dhe Kosovës, Kastriot Dërmakun e zbuloi De Biazi

“Mollë sherri” mes Shqipërisë dhe Kosovës, Kastriot Dërmakun e zbuloi De Biazi

Kastriot Dërmaku është bërë një mollë sherri mes Shqipërisë dhe Kosovës në ditën e djeshme, teksa media të ndryshme në Kosovë, e kanë tepruar disi situatën duke u shprehur se kuqezinjtë tashmë kanë mbetur pa lojtarë, aqsa po marrin edhe të përjashtuarit e “dardanëve”.

Faktikisht do të ishte Shaland ai që i dërgoi ftesën Dërmakut, duke e kërkuar futbollistin te Kosova. Pas një mosmarrëveshje dhe përplasje në stërvitje, mbrojtësi që zotërohet nga Empoli, u largua nga kjo përfaqësuese.

Thirrja e Panuçit për këtë futbollist në ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit, nuk mund të kalonte pa polemika, megjithatë e vërteta e gjithë kësaj çështje, daton herët. Interesimi i Shqipërisë për të marrë në gjirin e saj këtë lojtar, ka nisur që në kohën kur ne ishim në drejtimin e De Biazit.

Përpara ndeshjeve që kuqezinjtë do të zhvillonin asokohe ndaj Italisë dhe Bosnje-Herecegovinës, De Biazi udhëtoi për të parë më nga afër Dërmakun, megjithëse nuk u arrit marrëveshja e pritur. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top