You are here
Home > Kombëtarja > Molla e sherrit e Panuçit, arkitekti i kuqezinjve të Europianit: Ne me të do ndryshonim Shqipërinë!

Molla e sherrit e Panuçit, arkitekti i kuqezinjve të Europianit: Ne me të do ndryshonim Shqipërinë!

Një prej arkitektëve kryesorë, që dërgoi Shqipërinë në Europianin e Francës, padyshim që ishte edhe Paulo Tramezani.

Tashmë në rolin e opinionistit, ky i fundit komenton një nga zhvillimet e fundit që ndodh te kuqezinjtë, sa i përket listës së Panuçit. Në të gjendej për herë të parë Kastriot Dërmaku, duke u bërë një mollë sherri mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Dardanët” e kishin ftuar edhe më parë këtë futbollist, por ky i fundit zgjodhi të vinte në Kombëtaren e cila drejtohet nga Panuçi. Në një prononcim të pasqyruar nga “Lupidiretta”, Tramezani ka komentuar edhe afrimin e Dërmakut, duke u shprehur se e kishte ndjekur më nga afër këtë lojtar, ndërsa me të ishte projektuar ndryshimi i fazës mbrojtëse.

“Dërmakun e njoh shumë shumë mirë, ndërsa kur isha te Shqipëria me De Biazin, kam shkuar për ta ndjekur më nga afër te Lukeze. Ai shquhej për kualitetet e tij dhe për cilësitë e mira teknike. Kishim planifikuar që të kalonim mbrojtjen tonë me 4, në vetëm 3 mbrojtësa. Kënaqësi kur e dëgjova se Dërmaku ishte thirruar nga Shqipëria, pasi ai është vërtet një mbrojtës i mirë”, u shpreh Tramezani. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top