You are here
Home > Futboll Bota > Moldavia thjeshtë për t’u respektuar nga Shqipëria, e mund edhe Kazakistani në miqësore

Moldavia thjeshtë për t’u respektuar nga Shqipëria, e mund edhe Kazakistani në miqësore

Moldavia mbetet vetëm një kundërshtar për t’u respektuar nga Shqipëria, megjithëse ndonjëherë është edhe më keq kur kundërshtarët vlerësohen më shumë nga çfarë duhet. Niveli i kësaj Kombëtare lë shumë për të dëshiruar, ndërsa fitoret në takimet e fundit janë “mollë e ndaluar”.

Ditën e sotme ekipi i Moldavisë është përballur ndaj Kazakistanit, atje ku ka humbur me rezultatin 1-0. Një tjetër humbje kjo që tregon nivelin e lojtarëve të kësaj Kombëtare, që gjendet në grup me kuqezinjtë në Europian.

Të gjithën këtë situatë e di më së miri Fedarata e Futbollit të Moldavisë, që ka menduar një gjetje brilante për të shitur biletat e kualifikueseve të Europianit. Nisur nga ndeshja e parë e tyre që është në kalendar me Francën, është vendosur që për sportdashësit të dalë në treg abonimi me 5 bileta. Pra nuk mund të shkohet në stadium vetëm për të parë kampionët e botës, pasi duhet të blihen edhe 4 biletat e tjera për kundërshtarët që Moldavia pret në shtëpi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top