
Pavarësisht vështirësive dhe situatave që jeta të paraqet, dorëzimi nuk mund të konsiderohet kurrë si një alternativë e mundshme për t’u zgjedhur, kurrë.
Sa shumë shembuj frymëzues na vijnë nga njerëz të ndryshëm, të cilët tashmë kanë prekur majat më të larta. Ashtu si edhe në rastin e Luka Modriç. Futbollisti kroat tashmë është shpallur si më i miri në botë e jo më kot. I gjithë ai sezon i kaluar nga ana e gjeniut të mesfushës, ishte më shumë sesa i mrekullueshëm.
Por nuk përfundon këtu, nëse i riktheemi të kalurës së këtij njeriu, ai çmimi i marrë ka vlerë të dyfishtë. Modriç ishte një prej personave e shumtë të persekutuar nga ana e serbëve, të cilët u treguan të pamëshirshëm dhe i vranë gjyshin. Më pas djaloshi i vogël do të ndihmonte familjen e tij, duke kullotur me dhi. Derisa Modriç nis të lidhet më shumë me topin, pas largimit të serbëve, duke mbajtur në mendje vetëm një figurë të madhe, Bobanin e Milanit.
Si një ëndërr dukej, e një realitet u realizua. Luka Modriç ngriti trofeun më të rëndësishëm të fituar në karrierë, ndërsa ai edhe momenti kur sakrifica, pasioni, mundi, talenti, përpjekjet dhe dashuria për punën e bërë u shpërblyen. Sepse në fund, të gjithë e marrin atë që meritojnë, të gjithë… /Shqipëria.ch/