You are here
Home > Kombëtarja A > Modeli/ Strakosha na rikthen Shqipërinë e dikurshme: Falë Zotit! Do i shkaktoja penallti kundërshtarit

Modeli/ Strakosha na rikthen Shqipërinë e dikurshme: Falë Zotit! Do i shkaktoja penallti kundërshtarit

Shqipëria ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për “Ligën e  Kombeve”.

Një futbollist që meriton notën maksimale, është padyshim Thomas Strakosha. Ndërhyrjet e tij në të gjitha rastet e bënë Shqipërinë që të largohej me 3 pikët nga “Elbasan Arena”, ndryshe, situate do të fliste për kundërshtarin.

Në intervistën e dhënë për “Supersport”, portieri i Lacios na kthen shijen e Shqipërisë së dikurshme, duke thënë se lojtarët kanë shpirtin e duhur që të sakrifikojnë për njëri-tjetrin.

“ Rëndësi ka fitorja, jam i lumtur për ekipin, ishim shumë mirë deri në minute e 80, por pastaj ishim pak të lodhur. Ekipi meriton notën 10. Unë shikoj ritmin e grupit dhe jo ritmin tim personal, kemi luftuar dhe kemi marrë fitoren që meritonim.

Në fillim e mendova të shkaktoja penallti ndaj kundërshtarit, pas gabimit të Gjimshitit, por falë Zotit gjeta hapsirë dhe ndëryra pastër.  Gabime bëhen në ndeshje, jemi njerëz që të gjithë.

E rëndësishmja është të rikuperojmë gabimin e shokut, prandaj jemi grup, dhe kjo na bënë që ne të jemi më të fortë”, ka thënë Strakosha. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top