Nëse flasim për një shembull që futbollistët shqiptarë duhet të kenë, padyshim ai është i Milot Rashicës. Ishte i pari që bëri kalimin e madh, nga futbolli në Kosovë, te Viteshe.
Asnjë rrugë tjetër midis, me futbollistin e Kosovës që është kthyer titullar te Werderi. I gjithi për t’u duartrokitur, pasi duke parë hapat e hedhura në karrierën e Rashicës, kuptohet se e pamundura është…asgjë.
Sado e vështirë mund të duket fillimisht arritja e suksesit dhe realizimi i ëndrrave, dëshira e madhe dhe vullneti janë vendimtare për rrugën e vazhdimësisë. E kush do e besonte se Rashica, një lojtar që luante në futbollin vendas të Kosovës, një ditë do të luante në kampionatin elitar të Europës? Të gjithë do të qeshnin me të, por tani është sulmuesi shqiptar që qesh me të gjithë ata që nuk e besuan. /Shqiperia.ch/