
Një model fantastik na vjen nga Kosova, për mënyrën sesi duhet të sillen trajnerët për të respektuar tifozerinë dhe stemën e klubit.
Trajneri I Vllaznisë së Pozheranit, Agron Selmani, ka kërkuar falje publike pas një disfate të pësuar. Në përfundim të takimit me Istogun, në atë humbje me rezultatin 4-1, trajneri është shprehur se lojtarët e tij ishin për turp në fushën e lojës, por duke mos përjashtuar as veten e tij.
“KF Vllaznia është një klub me të cilin identifikohet jo vetëm Pozhorani por e tërë anamorava.
Në KF Vllaznia kohëve të fundit ka lëvizje të konsiderueshme të lojtarve dhe të trajnerve gjë që nënkupton shumë kultura sportive dhe shumë mënyra të të menduarit dhe të gjithë këto duhet menaxhuar mirë dhe me kujdes.
Ende jemi në kërkim të asaj që do te kenaqte “tigrat” dhe dashamirësit e futbollit në Pozhoran por edhe më gjerë dhe kjo nuk po ndodh dhe nuk do të ndodh edhe pak kohë.
Është hera e parë që po ju drejtohem në këtë formë publike,ndeshja sot në Istog nuk shkoi mirë dhe më duhet ta pranoj se sot lojtarët kanë qenë për turp por edhe unë bashkë me ta, prandaj në emër të lojtarëve dhe të stafit unë iu kerkoj falje publike me shpresë se nga ndeshja e sotme mësuam diçka.
Dua të ju siguroj se do të reflektojm si individ por edhe si grup për të permirësuar imazhin e klubit dhe publikut, do ti japim paraqitje të mira dhe dinjitoze të përcjellura me rezultate positive”, ka thënë Agron Selami në letrën publike. /Shqipëria.ch/