
Një model është vendimi më i fundit që merret nga ana e Skëndërbeut. Klubi korçarë ka vendosur një rregull të ri dhe padëgjuar më parë, për të gjithë lojtarët e huaj.
Këta të fundit, duhet të mësojnë me patjetër gjuhën shqipe, ose në të kundërt do të përballen me gjoba. Ky ishte vendimi më i fundit i ndërrmarë nga ana e trajnerit Shehi.
Rreth 50 fjalë bazike në gjuhën shqipe, duhet të mësojë çdo futbollist, që të arrij të komunikojë lehtësisht me shokët e skuadrës. Mungesa e komunikimit, ndikon në mënyrë negative edhe në futboll, pasi flasim për një lojë grupi. /Shqipëria.ch/