You are here
Home > Bundesliga > Modeli i Gjermanisë/ Ekipi bind me rezultate, shkarkohet trajneri: Nuk i beson të rinjëve!

Modeli i Gjermanisë/ Ekipi bind me rezultate, shkarkohet trajneri: Nuk i beson të rinjëve!

Jo më kot Gjermania shpeshherë kthehet në një model për shqiptarët, pasi të shumta janë rastet kur nga ky vend vijnë leksione të cilat janë gjithmonë për t’u ndjekur, në çdo fushë të jetës. Këtë herë flitet për botën e futbollit, ku nga ekipi i Leverkusenit vjen një shembull i mirë sesi duhet të funksionojë një skuadër.

Pavarësisht rezultateve deri diku të mira, teksa skuadra ashtu si kohë më parë ndodhet në mesin e renditjes duke luftuar për një vend në Europë, e duke fituar edhe takimin e fundit me rezultatin 3-1 ndaj Herthës, vjen njoftimi për trajnerin. Hajko Herlih është shkarkuar nga drejtuesit, për të mos vazhduar më gjatë në drejtimin e Leverkusenit.

“Ka neglizhuar të rinjtë e akademisë, krijohen shpeshherë konflikte mes lojtarëve dhe mangësi taktike”, ishin këto arsyet e këtij shkarkimi sipas prestigjozes gjermane, “Bild”. Vetëm për të kuptuar pak nga mënyra sesi duhet të funksionojë një skuadër, ndërsa në Shqipëri mendojnë se rezultati gjithmonë justifikon gjithçka. Në botë, të fitosh nuk mjafton ndonjëherë, duhet edhe të bindësh me aftësitë e tua. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top