You are here
Home > Futboll Bota > Model/ Zeneli la Holandën për “Ligue 1”, suedezët të lumtur: Marrim para dhe ne!

Model/ Zeneli la Holandën për “Ligue 1”, suedezët të lumtur: Marrim para dhe ne!

Një model perfekt që duhet të ndiqet edhe nga klubet shqiptare me lojtarët premtues, vjen nga Suedia. Flasim për rastin e transferimit të Arbër Zenelit, që dje është zyrtarizuar në ekipin e Reimsit që ndodhet në “Ligue 1”.

Sulmuesi shqiptar ka kohë që i ka mbyllur llogaritë me klubin suedez të Elfsborgut, pasi ka luajtur me ta shumë vite më parë, por kjo nuk i ndalon këta të fundit për të marrë fitime nga transferimet e Zenelit. Hipoteza e hedhur nga mediat është vërtetuar së fundmi, se sudezët kanë vendosur një kusht të veçantë tek e drejta e lojtarit.

Pasi e dërguan futbollistin te Herenveni, një transferim i rradhës i Zenelit, do të dërgonte sërish para në arkat e tyre. Për 4 milionë euro është shitur te Reimsi, ndërsa rreth 800 mijë euro do të mbërrijnë te Elfsborgu, një shifër kjo aspak e vogël, për një lojtar që kanë hequr dorë prej kohësh.

Këto detaje bëhen të qarta nga mediat suedeze, ndërsa e ka pranuar edhe menaxheri i klubit të Elfsborgut, Stefan Andreaason, megjithëse nuk flet për shifra të sakta.

“Nuk e di saktësisht sot se sa fitojmë, por gjithmonë i ndjekim si duhet lojtarët tanë jashtë vendit. Ne kemi një klauzolë të tillë që gjeneron para dhe kjo është e mirë, por edhe pak ndikuese. Jam i lumtur për Zenelin dhe për klubin tonë, që merr një kompensim”, u shpreh Andreaason. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top