You are here
Home > Kombëtarja > Model/ Tani është ylli i skuadrës së parë, Keidi Bare nuk harron dhe shkon tek të rinjtë

Model/ Tani është ylli i skuadrës së parë, Keidi Bare nuk harron dhe shkon tek të rinjtë

Kur u largua nga Atletiko Madridi për t’iu bashkuar Malagas, Keidi Bares ia kishin bërë të qartë. ”Do të kesh mundësitë e tua edhe tek ekipi i parë, por fillimisht je tek të rinjtë”. Pa bërë shumë debate, mesfushori shqiptar pranoi menjëherë për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij.

Malaga e grumbullonte disa herë në stërvitje, por gjithmonë ndeshjet Bare i luante tek të rinjtë. Derisa kapi momentin e tij në skuadrën e parë, atje ku numëron 4 ndeshje rradhazi si titullar. Jo vetëm kaq, por futbollisti shqiptar ka shkëlqyer në secilën prej tyre.

Në ndeshjen e fundit ndaj Almerias u shpall edhe lojtari më i mirë i takimit, me një asist fantastik të dhënë dhe shumë kilometra të bëra në fushë. Por kjo nuk do të thotë se Bare e ka harruar lehtësisht se nga ka ardhur vetëm para pak kohësh.

Futbollisti shqiptar është paraqitur tek të rinjtë e Malagas, por këtë herë për të qenë tifozi i parë i shokëve të tij, në një ndeshje kampionati. Një motivim i veçantë ky për secilin lojtar të ri të ekipit spanjoll, që si shembull suksesi ka Baren. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top