
Statistikat nuk flasin në favor të tij te Shqipëria, Kristian Panuçi ka arritur të fitojë vetëm tre takime në dhjetë të zhvilluarat. Për të qenë më të saktë, vetëm atë ndaj Turqisë, që ende nuk dihet se nga erdhi, sepse kundërshtari tjetër që është mundur nga ne janë modestët e Lihtështejni. Për të mbërritur edhe te ajo fitore me Izraelin në “Elbasan Arena”.
Tekniku italian që drejton Shqipërinë njihet edhe si njeriu i kuruar deri në detaje. Veshja e tij është gjithmonë e njëjta, nuk ndryshon pothuajse asnjëherë. Këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, Panuçi zgjedh në këtë mënyrë të drejtojë Shqipërinë nga pankina.
Vetëm ndaj Kosovës dhe Norvegjisë veshja e tij ndryshonte nga e zakonshmja, megjithëse edhe në rastin e parë nuk kishte vend për shumë dallime, teksa vendin e këmishës së bardhë me kravatë të kuqe, e kishte marrë një bluze e bardhë me stemën e kuqe “flakë” të Shqipërisë.
Detaje të vogla, që mund të priten me interes të madh nëse flitet për një personazh të suksesshëm, por që për tifozët shqiptarë e gjitha kjo duket të jetë një humbje kohe, Panuçi duhet të merret fillimisht me gjëra më të mëdha.
Flitet se njeriu përçon mesazhe me gjithçka që ai pasqyron në veten e tij, madje edhe me anë të veshjes. Na mbetet të presim nëse italiani do arrijë t’i nxjerrë “faqebardhë” kuqezinjtë tanë në fundin e takimit ndaj Izraelit. /Shqipëria.ch/