You are here
Home > Futboll Bota > Mjafton vetëm një ndeshje, në Belgjikë dashurohen sërish me Zhegrovën: Mesi i Kosovës!

Mjafton vetëm një ndeshje, në Belgjikë dashurohen sërish me Zhegrovën: Mesi i Kosovës!

Edon Zhegrova është grumbulluar sërish në sfidën e ardhshme qe ka ekipi i Genk, kundër Club Brugge. Përsa i përket lojtarit dardanas, ai ishte titullarë në përballjen e fundit të belgëve të Genk, ndërsa mungonte për afro 2 muajsh me këtë ekip, si një farë leksioni që trajneri dëshironte t’i jepte futbollistit shqiptar për lojën egoiste.

Mesfushori dardanas zhvillojë  një ndeshje shumë të pëlqyeshme, ndërsa kjo u vu re edhe nga trajneri i tij, ku pas ndeshjes u shpreh me konsideratë të lartë për Zhegrovën. “Për shkak të mungesës së Trosard, unë vendosa të luajë nga minuta e parë me Zhegrovën. Ai bëri një punë të fantastike në këtë ndeshje”, u shpreh Klemend.

Kujtojmë që shkak për aktivizimin e Zhegrovës në fitoren e fundit që mori skuadra e Genk para pak ditëve, u bë dëmtimi i lojtarit Trosard.  Ndonëse është vetëm 19 vjeç, sa herë që i jepet mundësia tek  belgët, Zhegrova “rrëmben” pëlqimin dhe dashurinë e tifozëve. Me paraqitjen që tregoi në përballjen e Antwerp, sportëdashësit dhe mediat belge po fillojnë ta etiketojnë dardanasin si  “Messi i ri i Kosovës”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top