
I mjaftojnë vetëm 20 minuta në fushën e lojës me fanellën e Gjermanisë U-20 dhe talenti shqiptar bën atë që di më mirë, të shënojë në portën kundërshtare.
Një perlë ishte ajo që dhurojë Florent Muslija ndaj Zvicrës U-20, në takimin që është duke u luajtur dhe është në shifrat 3-2. Nga goditja e dënimit, Muslija e ka ndalur topin në trekëndësh, duke marrë me meritë duartrokitjet e trajnerit dhe stafit teknik të Gjermanisë.
Florent Muslija është një nga talentet shqiptarë më premtues, teksa më parë ka arritur të shënojë edhe me ekipin e Hanoverit, në ato pak hapësira që i janë dhënë gjatë kësaj kohe. /Shqiperia.ch/
Florent Muslija mit einem Klasse Freistoß zum 3:0 (3:1 Halbzeitstand) pic.twitter.com/xyLgU9XihW
— Moskito (@MoskitoLtd) October 16, 2018