
“Shqiperia.ch” do të ishte media e parë sportive shqiptare, që lajmëroj për transferimin e Enea Mihajt te PAOK. Menjëherë pas artikullit tonë, buja e madhe nisi edhe në mediat greke, ku mori thuajse formë të prerë.
Por në ditën e djeshme, mbrojtësi i Kombëtaret dha një deklaratë krejtësisht të papritur, duke u shprehur se nuk dinte asgjë sa i përkiste transferimit te PAOK-u dhe se do të fliste me menaxherin. Sigurisht, e gjitha kjo ishte një “mister” për të mos zbuluar asgjë zyrtarisht deri në ditën e zyrtarizimit.
Së fundmi është media greke “Sportdog.gr”, e cila shkruan se ditën e nesërme do të kryhen testet mjekësore nga lojtari i kuqezinjve në eksperiencën e re. Me PAOK-un do të shkruhet një kontratë 4-vjeçare, ndërsa në këtë sezon futbollisti 20-vjeçar do të ketë mundësinë të luajë në “Champions League”.
Një tjetër kuriozitet i veçantë, është fakti se Panetolikosi vazhdon të mos e mendoj gjatë shkatërrimin që i bën vetvetes, vetëm për të fituar para. Ekipi në fjalë mund të ishte edhe më lartë në kampionat grek, por me shitjen e Mihajt, që nga viti 2014 e dërgon në 5/10 largimet e lojtarëve që i ka dërguar në katër skuadrat më të mira të Greqisë. Pra është vetë Panetolikosi që nuk ka për objektiv renditjen sa më të mirë në kampionatin grek, duke furnizuar skuadrat pretendente. /Shqiperia.ch/