You are here
Home > Kombëtarja > Misteri më i madh nga merkato e legjionarëve të Shqipërisë, njeriu që e la vetë…”Ligue 1”

Misteri më i madh nga merkato e legjionarëve të Shqipërisë, njeriu që e la vetë…”Ligue 1”

Teksa jemi në merkaton e verës për futbollistët në Europë, kur flasim për legjionarët e Shqipërisë, misteri më i madh mbetet te Ivan Balliu. Ende nuk dihet saktësisht arsyeja e vendimit që e shtyu këtë futbollist, për të lënë Metzin.

Në sezonin e shkuar arritën të dilnin kampion dhe të ngjiteshin në “Ligue 1” për sezonin e ardhshëm. Balliu ishte një titullar i padiskutueshëm, ndërsa kishte fituar edhe dashurinë e madhe të tifozëve që e mbështesnin. Por një ditë pas festës së titullit të fituar, vjen papritur edhe mesazhi i lamtumirës.

Për të mbërritur në një vendim të tillë, sigurisht që Balliu pretendohej të kishte një plan më të mirë dhe konkret që mund t’i ishte premtuar. Por fakti është që deri tani ende asgjë nuk është dëgjuar për këtë drejtim, me mediat që nuk kanë zbuluar asnjë detaj të vetëm rreth ndonjë interesimi të mundshëm, për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top