
Një nga tragjeditë më të mëdha në futboll, është padyshim edhe ajo e Emiliano Sala dhe pilotit që duhej të mbërrinte në Uells. Fundi do të ishte tragjik sa i përket rastit konkret, pasi futbollisti i njohur do të ndërronte jetë.
Por ende nuk ka asnjë të dhënë, sa i përket pilotit David Ibbotson. Madje misteri për të gjetur këtë të fundit, vazhdon edhe sot e kësaj dite, megjithëse përplasja e avionit ndodhi në datën 21 janar. Kërkimet shtetërore do të përmbylleshin shumë kohë më parë, ndërsa me ato private, u gjend edhe trupi i pajetë Emiliano Sala.
Duke parë shumën e madhe monetare që kërkohej për kërkimet private, familjes Ibbotson iu desh shumë kohë që të arrinin limitin, për të rinisur nga e para sa i përket shpresës për të gjetur trupin e pilotit. Por sërish asgjë, me kompaninë e David Merans e cila në ditën e djeshme u shpreh se kërkimet u përfunduan ploteësisht, pasi në ato ujëra nuk gjendej asnjë shenjë e trupit të Ibbotson. /Shqiperia.ch/