
“Mister 50-milionshi”, kështu quhet futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj. Në kohën kur futbollisti ndodhej në klubin gjerman të Shalke 04, ai konsiderohej si një nga futbollistët më premtues, ndërsa klauzola për largimin e tij ishte rreth 50 milionë euro.
Me të ardhme të madhe konsiderohej Avdijaj, por karakteri i tij i vështirë jashtë fushës së blertë, ndikoi që karriera të mos i merrte në mënyrën më të mirë të mundshme. Tashmë i ndodhur tek ekipi i Ëillem II, Avdijaj ka arritur të gjejë mënyrën e shënimit, që dukej se e kishte harruar.
Në ndeshjen e Kupës të zhvilluar ndaj Volendamit në transfertë, Ëillem II ia doli me rezultatin 2-1, ndësa futbollisti shqiptar shënoi në minutën e 4 të takimit. /Shqipëria.ch/