
Donis Avdiaj arriti të shënonte ditën e sotme për ekipin e tij, Willem ll, duke barazuar me një rezultat “të çmendur” 4-4 ndaj Sittard.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, finalizoi golin e tretë për klubin e tij hollandez. Donis Avdiaj është lojtari aq shumë i dëgjuar për tifozët nga Shalke 04, i njohur ndryshe edhe si “mister 50-milionëshi”. Klauzola e vendosur nga ana e gjermanëve për këtë lojtar, fliste më së miri për konsideratën që Shalke kishte për Avdijajn dhe asaj që ai mund të bëhej në të ardhmen.
Por sa shumë gjëra e lanë mbrapa Avdijajn në karrierë. Klubi gjerman nuk mundi ta mbante në ekip më gjatë, pasi karakteri i këtij futbollisti ishte mjaft i vështirë, ai shpeshherë gjendej si protagonist edhe i garave me makina, si një adhurues i flaktë i shpejtësisë.
Duke parë të gjithë këtë situatë, Shalke vendosi ta largonte shqiptarin nga skuadra dhe të shpëtonte një sërë problemesh, ndërsa tashmë jemi në momentin kur Avdijaj feston golin me Willem II. Sigurisht, ky lojtar mund të merrte shumë më shumë nga vetja e tij. /Shqipëria.ch/